Содржина
“Lidershipi në veprim” – një tjetër seminar për gratë sipërmarrëse
Kur gratë mbështesin njëra-tjetrën, ndodhin ndryshime të vërteta. Pikërisht këtë ndjemë në seminarin “Lidershipi në Veprim”, të cilin e zbatuam në ambientet tona, në bashkëpunim me Bankën evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) në kuadër të programit Gratë në Biznes.
Me këtë program, ne ofrojmë edukim për gratë mbi tema të ndryshme që janë çelësi i drejtimit me sukses të një biznesi. Këtë herë, u përqendruam në mjete praktike për ndërtimin e një biznesi të qëndrueshëm dhe elastik.
Me mbështetjen e Viktorija Mitreska (Bold Consulting) dhe Gojko Vuçiniq (Shkolla e financës dhe menaxhimit e Frankfurtit), pjesëmarrëset patën mundësinë të mësonin:
• Pse vizioni është busulla e çdo biznesi të suksesshëm
• Si të optimizohen proceset dhe të ndërtohet një strukturë efikase
• Sa e rëndësishme është një ekip i fortë dhe besnik për rritjen afatgjatë
Atmosfera e eventit ishte e hapur, frymëzuese dhe plot energji. Pas bisedave të sinqerta dhe shkëmbimit të përvojave dhe ideve, të gjitha u larguam me horizonte të reja mendore të hapura dhe motivim për veprim.
Kjo është arsyeja pse këto ngjarje janë veçanërisht të dashura për ne, këtu të gjitha mësojmë, inkurajojmë njëra-tjetrën, lidhemi. Jemi mirënjohëse për të gjitha gratë që gjejnë kohë për të investuar në veten dhe vizionin e tyre, gjë që na motivon të vazhdojmë të investojmë në programe të tilla.
Ne vazhdojmë në misionin tonë, për të ndërtuar një komunitet të fortë sipërmarrësesh femra që udhëheqin me besim, autenticitet dhe përgjegjësi.


