Содржина
Kursejm që në moshë të vogël!
Me rastin e Ditës botërore të kursimeve, hapëm derën për më të vegjlit, sepse besojmë se njohuritë financiare fillojnë që në moshë të vogël.
Ndërtesa jonë Qendrore, si dhe degët në Strumicë, Manastir dhe Çair, u bënë një vend për gëzimin dhe mësimin e fëmijëve. Fëmijët patën mundësinë të eksploronin zonat tona moderne 24/7, të zbulonin se si funksionon një bankomat dhe të mësonin se çfarë do të thotë të kursesh me plan dhe përgjegjësi.
Përveç kësaj, vizituam fëmijë në disa kopshte në të gjithë Draçevën, Karposhin, Kavadarin dhe Kumanovën, ku përmes lojërave edukative dhe bisedave folëm rreth asaj pse është e rëndësishme të dish si të menaxhosh paratë që në moshë të vogël.
Çdo aktivitet ishte hartuar me kujdes për të inkurajuar fëmijët të zhvillojnë zakone të shëndetshme, të tilla si vendosja e qëllimeve, njohja e nevojave kundrejt dëshirave dhe kuptimi i vlerës së punës dhe parave, dhe buzëqeshjet e tyre na treguan se kishim marrë vendimin e duhur.
Si bankë, ne qëndrojmë fort pas misionit të ndërtimit të një shoqërie financiarisht të përgjegjshme, duke filluar nga më të vegjlit, sepse kursimi është një aftësi jetësore që mundëson një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt.